Veseli: Nuk ka Kosovë pa Mitrovicë, Mitrovica është një siç është Zoti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka Kosovë pa Mitrovicë.

“Nuk ka Kosovë pa Mitrovicë. Mitrovica është një, siç është Zoti”, ka thënë Veseli në emisionin ‘Rubikon’ në KTV.

Më tej Veseli ka thënë se nuk do të ketë korrigjim të kufijve të Kosovës.

“Nuk ka korrigjim as të lehtë as të rëndë, as ndër, as mbi”, ka thënë i pari i Kuvendit.

Ai më tej ka shtuar se bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë në mënyrë të natyrshme.

“Zoti Bahtiri ka bërë një iniciativë nën presionin e qytetarëve, jo për të krijuar popullizëm. Bashkimi i qytetit do të ndodh natyrshëm, pa Mitrovicë nuk ka Kosovë, do të ndodhë kështu”, ka përfunduar Veseli në ‘Rubikon’.