Veseli: Nuk do të ketë diskutim të sovranitetit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmbledhi konkluzionet e dala nga takimi që liderët e vendit mbajtën me liderët e ekipit negociator me ftesën e Kryeparlamentarit.

Ai theksoi se shtetësia e Kosovës është një fakt që nuk do të vihet asnjëherë në diskutim.

“Kosova është shtet i pavarur se sovran dhe kështu do të jetë për jetë, nuk do të ketë diskutim të sovranitetit. Për ne me rëndësi është ky proces do të marrim pjesë në procese të tilla, qëndrimi është i qartë Kosova në OKB, i falenderojmë Merkel dhe Macron për iniciativën”, tha Veseli.

Ai shtoi se në takim kanë konstutuar se Samiti i Berlinit i mbajtur më 29 prill ka qenë një sukses

“Kemi pasur një takim shumë pozitiv dhe shumë konsturuktiv, Samiti i Berlinit është konstatuar nga ne se është një lajm i mirë. Ne e kemi një mandat para qytetarëve që shtetin tonë të pavarur dhe sovran integritetin dhe sovranitetin në bazë të Kushtetutës së Kosovës në bazë të vendimmarrjes për platformën dhe delegacionin. Inkurajojmë domosdoshmërinë dhe angazhimin e vazhdueshëm, një nga shtetet më të fuqishme janë SHBA-të, më lejoni ta falenederoj Trumpin për të gjitha iniciativat”, tha Veseli.

Samiti i Berlinit u mbajt më 29 prill me pjesëmarrës Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emanuel Macron.