Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli: Nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë për shkak se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë në qëllim dhe veprim.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: LUFTË E DREJTË NË QËLLIM DHE VEPRIME. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai ka thënë se lufta e shenjtë do të mbrohet nga secili pjesëtar i UÇK-së të cilit i kërkohet.

“Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet!”, ka përfunduar Veseli.

Sot, për në Hagë janë nisur ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

https://kallxo.com/lushtaku-nuk-e-di-ne-cfare-cilesie-do-te-intervistohem-ne-hage/

https://kallxo.com/rrustem-mustafa-po-shkoj-ne-hage-te-pergjigjem-per-pretendimet-e-dick-martyt/