Foto: Facebook/Kadri Veseli

Veseli në takim me Limajn dhe Ahmetin, koordinohen për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka takuar dy përfaqësuesit e ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti për t’u koordinuar rreth këtij procesi.

“Me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me Dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.