Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli: Muri i Mitrovicës Nuk do të Ekzistojë Asnjëherë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka siguruar qytetarët e vendit, sidomos banorët e Mitrovicës, rreth murit të ndërtuar në veri të këtij qyteti.

“Muri në Mitrovicë nuk do të ekzistojë asnjëherë dhe për këtë do të jenë të sigurt gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Mitrovicës”, premtoi Veseli.

“Çdo tentativë për të ndërtuar mur në shekullin 21 është kundër vlerave evropiane, kundër kuptimit të jetës sonë që ne e mendojmë së jetuari në lëvizje të lirë dhe të integruar. Është një kompleks më tepër rus që po tenton të shfaqet në mënyrë tepër negative në Kosovë, por nuk do të ketë sukses”, tha Veseli pas një takimi me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

http://kallxo.com/tahiri-qeveria-e-kosoves-ta-rrenoje-murin-ne-mitrovice/

Kadri Veseli ka folur edhe lidhur me seancën për Astrit Deharin, aktivistin e Vetëvendosjes, i cili u gjet i vdekur në qelinë e burgut të Prizrenit.

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

“Ju e dini se ka një premtim që më 14 dhjetor të ketë seancë për Astrit Deharin. Por, kjo nuk do të bëhet për shkak se ka qenë kërkesë e deputetes Aida Derguti që të shtyhet për shkak të gjykimit të VV-së. Por me datën 19 dhjetor me kërkesë të PDK-së do të iniciohet mbajtja e seancës për Astrit Deharin”, tha kreu i Kuvendit.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit javën e kaluar anëtarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti kishte propozuar datën 13 dhjetor si alternativeë për seancën për Astrit Deharin, meqë më 14 disa deputetë të VV-së janë në gjykim për lotsjellësin.

Por, kjo datë ishte e papërshtatshme për Komisionin për Peticione ngase në këto dy data ata kishin të planifikuar udhëtim jashtë vendit.

Mytaher Haskuka, anëtar në këtë Komision, kishte kërkuar që seanca të mbahej javën e kaluar, por sipas procedurave për të thirrur seancë të jashtëzakonshme duhen të paktën 40 nënshkrime, të cilat subjekti i tij nuk i kishte siguruar.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit, i bërë publik më 18 nëntor, përcakton se ai ka bërë vetëvrasje.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-percakton-se-astrit-dehari-beri-vetevrasje/