Veseli merr pjesë në hapjen e Festivalit Olimpik për Fëmijët

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në shoqërinë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit olimpik për fëmijët parafillorë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kryeparlamentari Veseli, në këtë ceremoni ka premtuar  investime edhe më të mëdha në sport dhe infrastrukturës përcjellëse.

“Ju jeni kampionët e ardhshëm të Kosovës. Jeni pasardhësit e Adem Jasharit, të kampiones Majlinda Kelmendi e shumë kampionëve të tjerë nga të gjitha disiplinat sportive. Kosova është e bekuar që ju ka juve. Do të investojmë edhe më shumë në sport, në stadiume të bukura anekënd Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë ceremonisë.