Veseli: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, synojmë OKB-në

Në konferencën pas takimit të ekipit negociator, kryeparlamentari Kadri Veseli përmendi edhe vizat për qytetarët e Kosovës, për të cilat tha që nuk kanë diskutuar, por shtoi se vizat duhet ti jepen qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se çështja që diskutohet dhe synohet nga Kosova është anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“S’kemi fol fare për këtë çështje, Kosova në proces drejtë në OKB, ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet, duhet të jepet liberalizimi për faktin që të gjitha procedurat Kosova i ka plotësuar” tha Veseli.

Dje edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave.

“Unë mund me i thanë Kosovës, urime liberalizimi i vizave. Kur ju kam thënë urime ushtria, nuk kanë besu. Kur thotë ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, ‘Po’ në emër të Qeverisë gjermane. Më nuk ka kurrkush dilema sa i përket Qeverisë së Gjermanisë. Ai ka thanë “PO menjëherë”, tha Haradinaj.