Veseli: Kemi Gjen Perëndimor!

Ai nuk harroi ta përmend ish-kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi.

“Jeta më ka mësuar se asgjë më të shenjtë nuk ka se besimi i njeriut. Faleminderit për këtë besim. Shpreh falënderimin tonë për njeriun që i dha shumë PDK-së-Hashim Thaçin” tha Veseli.

Veseli më tutje foli për vazhdimin e partneritetit me perëndimorët.

“Do të vazhdojmë me prioritet tona strategjike. Ne jemi gjen perëndimor. Do të vazhdojmë integrimin në BE, NATO, e aleancën me ShBA-në,” tha Veseli.

Veseli deklaroi më tutje që menjëherë do të fillojë punën, ndërsa foli edhe për zhvillimin ekonomik.

“Zhvillimin ekonomik e kemi obligim për fëmijët tanë, për qytetarët e këtij vendi,” tha Veseli.

Ai premtoi se gjendja do të përmirësohet.

“Aty ku i kemi punët mirë, do t’i bëjmë edhe ma e mirë, e ku i kemi keq do t’i përmirësojmë. Prioritet i prioriteteve, se si ta përmirësojmë jetën qytetarëve tonë,” tha Veseli.