Kadri Veseli dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, Foto: Facebook

Veseli: Bashkëpunimi Ekonomik Mes Kosovës dhe Kroacisë Duhet të Rritet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Kroacisë duhet të rritet.

“Me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, diskutuam për fushat e ekonomisë në të cilat vendet tona mund ta përplotësojnë njëra-tjetrën. Po ashtu, njoftova kryeministrin për mundësitë e mira që tashmë ofron vendi ynë për investitorët e huaj, potencialisht edhe ata kroatë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Këto komente kryeparlamentari i bëri gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në Kroaci.

Sipas tij raportet shumë miqësore të dy shteteve i forcojnë edhe shqiptarët që jetojnë në Kroaci edhe kroatët që jetojnë në Kosovë.

Veseli më tej ka shtuar se përveç ekonomisë, bashkëpunimi do të rritet në të gjitha segmentet e interesit të dyanshëm ndërshtetëror.

Gjatë ditës së sotme Veseli është takuar edhe me homologun e tij kroat.

http://kallxo.com/veseli-kosova-mund-te-mesoje-nga-pervoja-parlamentare-kroate/