Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli Angazhohet që Kosova të Jetë Ekonomi Prodhuese

Në ditën e dytë të Konventës së Tetë të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i saj, Kadri Veseli, tha se do të angazhohet që Kosova të jetë ekonomi prodhuese e jo konsumuese.

“Nuk dua të shoh një Kosovë ku 90 për qind e tregut është import”, tha Veseli.

Në fjalimin e tij para zyrtarëve dhe simpatizuesve të PDK-së, i pari i kësaj partie tha se Kosova në vitet e pavarësisë ka arritur zhvillim të jashtëzakonshëm. Me këtë rast, ai përmendi ndërtimet e autostradave, spitaleve, shkollave, çerdheve…

“Policët, mjekët, mësuesit dhe administrata paguhej me paga të ulëta. Sot paguhen me paga dinjitoze falë vendimeve të mëdha të PDK-së”, theksoi Veseli.

Po ashtu, në këtë fjalim, Kadri Veseli tha se korrupsioni është i patolerueshëm në shoqërinë kosovare dhe se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj.

Edhe dje Kadri Veseli tha se ushtria e Kosovës do të bëhet.

http://kallxo.com/veseli-ne-ta-bejme-ushtrine/

Veseli u zgjodh kryetar i PDK-së në Konventën e Shtatë të saj në majin e vitit të kaluar, duke e zëvendësuar Hashim Thaçin i cili ishte zgjedhur president i Republikës.

http://kallxo.com/konventa-qe-zgjedh-kryetarin/