Vërsjhimet në Junik | Foto: KALLXO.com

Vërshimet në Junik në 20 Fotografi

Kryetari i Junikut Agron Kuçi ka publikuar në Facebook fotografi nga vërshimet e sotme në Junik.

Kjo komunë që është vërshuar pas reshjeve të dendura të shiut, ka themeluar Këshillin e Emergjencës për t’u marrë me pasojat.

Në fotografitë e postuara nga Kuçi shihen vërshimet në Komunën e Junikut dhe ndërhyrjet e ekipeve komunale me mjete pune për të shmangur dëmet dhe për t’i krijuar barriera ujit.

Komuna e Junikut njoftoi sot se lumenjtë Ereniku dhe Tava kanë dalë nga shtrati i tyre.