Veprat e artistëve francezë ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Koleksioni i artistëve francezë nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup do të ekspozohet javën e ardhshme në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Përmes një njoftimi GKK bën të ditur se më 25 mars 2019, në orën 17:30, në GKK do të hapet ekspozita “Koleksioni Francez nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup”.

Ekspozita “Koleksioni Francez nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup’ organizohet nga GKK në bashkëpunim edhe me Ambasadën Franceze në Kosovë, dhe do të qëndrojë e hapur në këtë galeri deri në fillim të muajit të ardhshëm.

Ekspozita do të paraqesë veprat e artistëve të njohur francezë nga ky koleksion.