Foto: BBC

Venezuela mbyll kufijtë përkohësisht për të bllokuar ndihmat nga Kolombia

Venezuela ka thënë se kufiri i saj me Kolombinë është mbyllur përkohësisht për të bllokuar ndihmat humanitare, raporton BBC.

Nënpresidenti Delice Rodriguez shkroi se “mbyllja e përkohshme” ishte për shkak të kërcënimeve serioze ndaj sovranitetit dhe sigurisë së vendit.

Tensionet po rriten rreth dhënies së ndihmës humanitare.

Dy persona u vranë nga forcat e sigurisë të Venezuelës të shtunën pranë kufirit me Brazilin.

Dhuna u dënua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila tha në një deklaratë, “Ushtria venezueliane duhet të lejojë ndihma humanitare për të hyrë paqësisht në vend. Bota po e sheh”.

Ushtria e Venezuelës, deri më tani, ka arritur t’i bllokojë ndihmat amerikane që mbërrijnë nga kufiri me Kolumbinë.

Qindra ton ndihma humanitare jashtë kufijve të Venezuelës janë bërë një pikë alarmi midis Guaido dhe Presidentit Maduro.

Maduro ka refuzuar deri tani të lejojë ndihmën, e cila përfshin ushqimin dhe mjekësinë, për të kaluar në Venezuelë.

Ndryshe, Guaido ka premtuar se qindra e mijëra vullnetarë do të ndihmojnë të sjellin atë të shtunën.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj