Ilustrim

Vendimi i Gjykatës: Dy të vdekurit në autostradë, ndaluan t`i shkëmbenin telefonat

Ditën e shtunë dy të rinj të moshës 20 dhe 26 vjeçar, vdiqën në mënyrë tragjike, pasi që të njëjtit kanë rënë në humnerë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Në segmentin Suharekë-Duhël, policia ka njoftuar se  dy persona  duke kaluar mbi urën me nr. 11 në autostradë  duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kanë rënë në humnere dhe kanë vdekur.

https://kallxo.com/dy-te-vdekur-ne-autostrade-afer-suharekes/

Gjykata e Suharekës i ka caktuar masën e paraburgimit 3 shoferëve me inicialet SH.S., M.M. nga Vushtrria dhe B.B. nga fshati Hajvali Komuna e Prishtinës

Sipas vendimit të gjykatës 3 shoferët do të qëndrojnë në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se  në bashkëkryerje kane kryer veprën penale  shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm

Sipas Gjykatës, të pandehurit  të punësuar si shofer të K. T. ”Sharr Travel” po dyshohen se në bash kryerje  kanë kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm ku nga veprimet e të pandehurve si përgjegjës të vozitësve të autobusëve dhe nga pakujdesia e tyre kanë pësuar dy persona me fatalitet.

Shoferët e dyshuar duke u ndaluar gjatë mesit të natës në vendin ku ka qenë e ndaluar ndalimi në urë të autostradës “Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Sllapuzhan, Komuna e Suharekës janë ndaluar në vendin ku ndalohet ndalja në urë, e kështu duke shkaktuar rrezikim të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë me ç’rast kanë pësuar dy persona me humbje të jetës duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër të rrugës për t`i shkëmbyer telefonat.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur Policia e Kosovës, ka njoftuar se “Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtorë të kompanisë së udhëtimeve (konduktor).

Policia njofton se ndalimi i tyre në autostradë është bërë me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat.

Tre shofer të autobusëve që ishin ndalu në autostradën janë ndaluar që nga dita e shtunë.

Sipas Policisë: “Si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi shoferët e ndaluar  kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasojë vdekjen pasi që dy viktimat kanë dalë nga autobusët”, thuhet në njoftim.