Selia e agjencisë në Prizren që premtonte viza pune për Gjermani - Foto: KALLXO.com

Vendimi i gjykatës: Dëshmitarëve t'u lexohen deklaratat në procesin për mashtrim me viza

Në seancën e fundit të 28 marsit, në gjykimin për mashtrim me viza ku të dëmtuar janë rreth 500 qytetarë, u mor një vendim i rëndësishëm nga turpi gjykues, me propozimin e avokatëve dhe të prokurorit special Afrim Shefkiu.

Deri më tash në rreth 15 seanca të mbajtura janë dëgjuar afro 40 dëshmitarë, që të gjithë edhe si palë të dëmtuara, që vinin nga Prizreni por edhe nga shume vende tjera nga e gjithë Kosova.

https://kallxo.com/gjykimi-per-vizat-gjermane-te-akuzuarit-nuk-pranojne-tua-kthejne-parate-te-mashtruarve/

KALLXO.com ka monitoruar të gjitha seancat që ndërlidhen më këtë proces gjyqësor.

Me të filluar seanca, avokati Bashkim Nevzati, mbrojtës i të akuzuarit Flamur Hoxha, paraqiti propozimin e avokatëve mbrojtës që ka të bëjë me dëgjimin e dëshmitarëve.

“Nga ne ka pasur paraprakisht tentime që paraprakisht të arrihet marrëveshje gjentëlmene me prokurorin ashtu edhe me trupin gjykues, që të arrihet pajtimi për të lexuar deklarimet e të dëmtuarve të cilët janë deklaruar në procedura të mëhershme gjatë hetimeve, e që në rastin konkret numri i të dëmtuarve është shumë i madh, dhe kështu siç po ecën procedura kërkon një kohë shumë të gjatë të merr një epilog përfundimtar”, tha avokati Nevzati.

Ai tha se si mbrojtje janë të gatshëm të japin pëlqimin që tash e tutje, me pëlqimin dhe propozimin e prokurorit Shefkiu, të lexohen të gjitha deklaratat e të dëmtuarve, dhe ndaj tyre të paraqiten vërejtje nga mbrojtja pa pasur nevojë që ata të ftohen di dëshmitarë para trupit gjykues.

“Fjala është të mënjanohet stërzgjatja e shqyrtimeve gjyqësore, ku po ftohen të gjithë të dëmtuarit si dëshmitarë”, arsyetoi ai.

“E pastaj të vazhdohet me shqyrtimin e provave tjera, si ekspertiza dhe të gjitha provat tjera që janë të propozuara nga ana e prokurorisë”, shpjegoi avokati Nevzati.

Miftar Qelaj, avokat i të akuzuarit Besim Rexhaj, tha se pas konsultimeve me kolegët e tij Bashkim Nevzari dhe Durim Nevzati, e mbështet në tërësi propozimin e tyre që të dëmtuarit – dëshmitarët të mos ftohen me ftesa që të dëshmojnë para trupit gjykues, por vetëm të lexohen deklaratat e tyre.

Edhe Prokurori Afrim Shefkiu u pajtua që në seancat e radhës të lexohen të gjitha deklaratat e të dëmtuarve në cilësi të dëshmitarëve, e pas leximit të deklaratave nga avokatët të paraqiten vërejtjet nëse ka të tilla.

“Këtë e bëj me qëllim të efikasitetit të procedurës dhe epilogut të drejtë dhe sa më të shpejtë të kësaj çështje juridike dhe arritjes së kontinuitetit sa më të shpejtë në procedurë”, tha prokurori special.

Xheladin Osmani, kryetar i trupit gjykues, bashkë me anëtarët Fidan Hoxha dhe Alia Fazlija, aprovuan propozimet e prokurorit dhe avokatëve.

Sipas këtij vendimi, rreth 500 të dëmtuarit e këtij procesi nuk do të ftohen më si dëshmitarë me ftesa, për të dëshmuar para trupit gjykues, por deklaratat e tyre të dhëna në procedura hetimore para Policisë dhe para Prokurorisë Themelore Prizren apo edhe para Prokurorisë Speciale do të lexohen nga trupi gjykues.

E pas leximit të secilës deklaratë veç e veç, prokurori dhe avokatët mbrojtës do të paraqesin vërejtjet e tyre.

Seancat e ardhshme u caktuan për datat 16, 17 me 23 prill.

Në më shumë se 100 faqe aktakuzë, Prokuroria Speciale i ngarkon Flamur Hoxhën e Besim Rexhajn se në vazhdimësi dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shpëlarje parash, atë të mashtrimit, si dhe në bashkëkryerje të kenë kryer veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

I akuzuari Flamur Hoxha ngarkohet edhe me veprën penale të shmangies nga tatimi.

Kështu të njëjtit kanë përvetësuar shumën prej 1,220,175,00 euro, nga kjo kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1,068,775,00 euro.

Ndërsa i akuzuari tjetër, Veprim Rexhepi, sipas aktakuzës, ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

https://kallxo.com/gjykimi-per-vizat-gjermane-te-akuzuarit-nuk-pranojne-tua-kthejne-parate-te-mashtruarve/

Në fund të muajit shkurt të akuzuarit nëpërmjet avokatëve të tyre kishin kërkuar që tu lejohej një afat i arsyeshëm nga Gjykata që të negociojnë me Prokurorinë Speciale marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

https://kallxo.com/gjykimi-per-vizat-gjermane-te-akuzuarit-nuk-pranojne-tua-kthejne-parate-te-mashtruarve/

Por kjo marrëveshje nuk u arrit, e prokurori dhe avokatët i hedhin fajin njëri tjetrit.

Kjo për shkak se prokurori kishte ngulur këmbë se kusht i panegociueshëm për arritjen e marrëveshjes është kompensimi i të dëmtuarve.” “E ky kusht nuk është pranuar nga avokatët dhe të akuzuarit”, kishte deklaruar prokurori Afrim Shefkiu para trupit gjykues.

E avokatët u ankuan para trupit gjykues për prokurorin Afrim Shefiku pasi që sipas tyre Prokuroria nuk është treguar fleksibile në negocimin për marrëveshje, dhe se  negocimi ka qenë me kushte nga ana e prokurorit Shefkiu.

https://kallxo.com/aktakuza-si-u-mashtruan-489-qytetare-te-kosoves-me-punesim-ne-gjermani/

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të akuzuarit Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj në periudhën kohore qershor 2016 deri në muajin gusht 2017, në Prizren me qëllim të përfitimit për vete dhe persona të tjerë, pasi që më parë kanë pranuar mjete monetare të shumta dhe duke i mashtruar një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, kinse do t’i punësojnë në Gjermani, duke përfituar me anën të veprës penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve nga secili i dëmtuar shumën prej 2.500 – 3.000 euro, ku numri i të dëmtuarve është  489, të njëjtit fare nuk i kanë punësuar të dëmtuarit në Gjermani, duke fshehur fondet në fjalë, transferuar ato te persona të tjerë pastaj duke shtresuar pasurinë e paligjshme përmes blerjes së pronave të luajtshme si vetura të shtrenjta, apo të paluajtshme, shtëpi dhe banesa.

Ky rast është i shënjesturar për liberalizim vizash, dhe ka karakteristikë numrin e madh të të dëmtuarve, mbi 490, dhe një aktakuzë me 112 faqe.