Vendet e Quintit kërkojnë që menjëherë të rifillojë dialogu Kosovë - Serbi
Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që menjëherë të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Vendet e Quntit gjithashtu kanë kërkuar që Kosova të heq taksën e vendosur për produktet serbe dhe bohsnjake, si dhe kanë kërkuar nga Serbia që të ndërpresë fushatën për heqjen e njohjeve të Kosovës.
Këto shtetet thonë se janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal.
Në një komunikatë të dërguar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhet se Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe thjeshtë nuk është e qëndrueshme.
“Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët të vendve etë QUINT-it.
Këto shtete i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun.
“Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet më tej në deklaratë.
Vendet e QUNT-it janë shprehur të gatshme të forcojnë rolin e tyre në këtë proces.
“Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës. Ne dëshirojmë të shohim që njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë të përfitojnë nga paqja e qëndrueshme dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre”, përfundon deklarata.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka stagnuar pasi pala serbe i ka pezulluar bisedimet pas vendosjes së taksës 100 për qind vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Ndërkaq, aktualisht Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj një muaj më parë.