Donjet Bislimi/FOTO PDK

Vendasi i Kadri Veselit zgjedhet kryetar i Rinisë Demokratike

Donjet Bislimi, u zgjodh Kryetar i Rinisë Demokratike, me mandat katërvjeçar, me zotimin e fuqishëm për të çuar përpara çështjen e rinisë, me platformën e së ardhmes së saj, me Dekadën e Re.

Kryetari Veseli, pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Rinisë Demokratike, ka përshëndetur procesin dhe kryetarin e ri.

“Falënderoj Rininë e PDK-së për procesin shembullor zgjedhor. Urime Donjet Bislimit për besimin që mori për ta drejtuar Rininë Demokratike të Kosovës. Do të punojmë bashkërisht, me të gjithë, për t’i jetësuar idetë e vajzave dhe djemve anembanë Kosovës. Dekada e Re i takon rinisë”, ka shkruar Kryetari Veseli.

Në Konventën e gjashtë zgjedhore të Rinisë Demokratike, me pjesëmarrjen e të gjitha degëve të Rinisë Demokratike me delegatët sipas Statutit, si dhe strukturat e Rinisë Demokratike, morën pjesë në diskutime dhe i kontribuuan procesit zgjedhor demokratik, të hapur, transparent, garues, gjithëpërfshirës dhe përfaqësues.

Rinia Demokratike, ashtu siç është vetë Partia Demokratike e Kosovës, është zëri më autentik i qytetarëve të Kosovës, u tha këtu, me besim, vizion dhe të bashkuar me platformën Dekada e Re.

Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit, ka theksuar Kryetari Veseli, rinia me vendimmarrje dhe inovacion, rinia si forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Sërish, këtu u rikonfirmua gatishmëria e të rinjve, që të marrin përgjegjësinë, për të ardhmen e vet dhe për vendin.

Pas procesit të votimit, Donjet Bislimi, u zgjodh Kryetar i Rinisë Demokratike me mandat katërvjeçar, me zotimin e fuqishëm për të çuar përpara çështjen e rinisë, me platformën e së ardhmes së saj, me Dekadën e Re.

Në fjalën e tij, Donjet Bislimi, para delegatëve ka porositur të rinjtë e Partisë Demokratike të ndjekin rrugën e liderëve të PDK-së, të cilët në moshën e rinisë arritën lirinë dhe pavarësinë, ndërsa sot, të rinjtë me Dekadën e Re, të arrij zhvillim dhe integrim me besim.

Biografi e shkurtër e Kryetarit të Rinisë Demokratike të Kosovës

Donjet Bislimi është 23 vjeçar nga Mitrovica. Ai është në vitin e 6-të të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Donjeti është shef i Grupit të Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal në Mitrovicë. Ai ka qenë asamblisti më i votuar në Mitrovicë.