Sulm/ Ilustrim

Vëllezërit rrahin motrën dhe të dashurin e saj

Katër vëllezër janë arrestuar nga policia pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht motrën e tyre dhe të dashurin e saj.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Pejë.

Në raportin zyrtarët të policisë thuhet të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht duke i goditur me grushte, motrën e tyre dhe viktimën me të cilin motra e tyre kishte dashur të martohet, por të dyshuarit kundërshtonin.

Sipas policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy janë liruar, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.