Vëllai i Vasfijes rrëfen përjetimin e tragjedisë së motrës 16 vjeçare

Nafi Krasniqi, vëllai i Vasfije Krasniqit-Goodman tha se kanë vendosur që tragjedinë e saj ta bëjnë publike vetëm që të kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës.

Krasniqi-Goodman ishte gruaja e parë që foli publikisht në Kosovë lidhur me dhunën seksuale që kishte përjetuar nga disa ushtarë serb.

Vëllai i saj tha se Vasfije ka pasur përkrahjen e familjes për të dalur publikisht me rrëfimin në tetor të vitit të kaluar.

“Kam dëshirë që njerëzit me na kuptu drejt, krejt çka kemi bërë e ka veç një qëllim që mendësia dhe qasja e njerëzve për këtë kategori të jetë ndryshe. Na kemi vendosur që tragjedinë tonë familjare me e bë publike që me të vërtetë si shoqëri me kërku drejtësi për ata që na ka ndodhë”, tha Krasniqi në emisionin Jeta në Kosovë.

Tutje ai po ashtu tregoi se ishte vetëm 19-vjecar kur ka ndodhur dhunimi i motrës së tij, Vasfijes.

““Ka qenë fatkeqësi që nuk kemi mujtë me e mbrojtë. Unë kam qenë 19 vjeç. Kur na e kemi kuptu çka ka ndodhë ka qenë shumë e rëndë. Unë e kam parë si një 16 vjeçare shumë e hareshme që çdo ditë është tretur. Mas pakti ka mujtë me pas faj ajo  për atë që i ka ndodhë”, shtoi Nafi Krasniqi.

Krasniqi theksoi se familja e tij kanë përjetuar trauma dhe kanë dëshmuar 12 herë për dhunimin e së motrës.

“12 herë kam dëshmuar për rastin tonë.  Nëse mendon dikush që jemi ndryshe e ka gabim. Na si familje kemi përjetu trauma”, tha ai.

Rrëfimin e tij mund ta dëgjoni të plotë në linkun e mëposhtëm: