Rigjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt - 25.02.2019

Vëllai i Donjeta Pajazitaj flet pas dënimit me burg të përjetshëm të të akuzuarit për vrasjen e motrës së tij

Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Naser Pajazitaj u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i viktimës foli për KALLXO.com.

Shkëlqim Pajazitaj tha se ky është vendim i drejtë dhe “duhet të besojmë në drejtësi”.

“Vendimi është i drejtë nga ana e drejtësisë, duhet me besu në drejtësi, bëj apel te Ministri i Drejtësisë që të mos të lejojë që në Kosovë të punojnë gjyqtarë si gjyqtari paraprak”, tha Shkelqim Pajazitaj, duke iu referuar procesit të parë gjyqësor në këtë rast, i cili ishte përmbysur nga Gjykata e Apelit.

Në njërën nga seancat gjyqësore të këtij rasti, vëllai i Donjeta pajazitajt e kishte grushtuar të dyshuarin për vrasje, Naser Pajazitaj, derisa ky i fundit po largohej nga salla e gjyqit.

https://kallxo.com/vellai-donjeta-pajazitajt-grushton-te-akuzuarin-pas-seances/

Naser Pajazitaj akuzohej për vrasjen dinake të kushërirës së tij Donjeta Pajazitaj.

Sipas prokurorisë e ndjera Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, kur i pandehuri Naser Pajazitaj ishte ndalur me veturë dhe e kishte marrë me vete me që rast e kishte dërguar tek vendi “Kroji i lajthisë”, ku me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.

Dy vite pasi ishte vrarë Donjeta Pajazitaj, Gjykata në Pejë në mungesë të provave e kishte shpallur të pafajshëm Naser Pajazitajn.

Atë vendim nuk e kishte miratuar Gjykata e Apelit e cila me qëllim të eliminimit të kundërthënieve dhe paqartësive kishte vendosur që rastin ta ktheje në rigjykim.

Naser Pajazitaj ishte i dënuar edhe më parë për vrasje.

Në vitin 1993, ai ishte dënuar me 20 vite burgim për një vrasje.

15:06

Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasje ‘dinake’ të Donjeta Pajazitajt, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Pejës.

Pajazitaj akuzohej se në mënyrë ‘dinake’ e kishte vrarë Donjeta Pajazitajn e cila ishte duke shkuar në punë.

Sipas prokurorisë përderisa Donjeta ishte duke shkuar në punë, i pandehuri Naser ishte ndalë me veturë dhe e kishte marrë Donjetën me që rast e kishte dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”, ku më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.

Për këto akuza, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave e kishte liruar Naser Pajazitajn, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim.

Naser Pajazitaj gjatë vitit 1993, ishte dënuar me 20 vite burgim pasi ishte shpallur fajtorë për një vrasje të cilën e kishte kryer për qëllime hakmarrje.

Në fund të procesit gjyqësor, Prokuroria kërkoi dënimin maksimal, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin e tij.

KALLXO.com raportoi sot gjatë ditës lidhur me deklarimin e të akuzuarit, i cili deklaroi se: “Betohem se nuk kam gisht në vrasjen e Donjetës”.