Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vëllai Godet Motrën me Shufër Metalike në Kokë

Një rast i dhunës familjare është regjistruar mbrëmë në Podujevë.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari pasi që e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, duke e qëlluar me shufër metalike në kokë.

Për shkak të lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e saj ditor, Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Këtë rast Policia po e trajton si lëndim trupor – dhunë familjare.