Agim Veliu - FOTO KALLXO

Veliu Komenton Mundësinë e Aderimit të Shpend Ahmetit në LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është deklaruar lidhur me gatishmërinë e kësaj partie për të pranuar Shpend Ahmetin i cili u dorëhoq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai në Facebook ka shkruar se personat që aderojnë në LDK duhet të kenë ‘kryefjalë të punës dhe angazhimit politik frymën e shtetndërtimit, të cilën e kultivon LDK-ja ndër vite’.

Ai po ashtu shkroi se ftesa për aderim në LDK nuk mund të bëhet përmes televizionit dhe sidomos ndaj shtegtarëve duke aluduar në Ahmetin.

“Bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura”, shkroi Veliu.

Ikja e Shpendit nga ‘Foleja’ e Trazuar