Vdiq shkrimtari Avdyl Kadolli

Shkrimtari Avdyl Kadoli ka vdekur mbrëme në Prishtinë në moshën 73 vjeçare. I ndjeri la pas vetes një krijimtari të gjerën në fushën e letërsisë, kritikës e publicistikës.

Përpos punës krijues, Kadolli u shqua edhe si pedagog, duke mos lënë anash edhe veprimtarinë në drejtime të ndryshme, sidomos gjatë viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar, si në Forumin e Intelektualëve Shqiptarë, e mënyra tjera.

Në vitet e pas luftës, krijuesi Kadolli ishte angazhuar në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, dhe organet drejtues të saj, duke kontribuar në aktivitetet që organizoheshin nga LSHK-ja.

Deri më tani ai ka botuar veprën publicistike “Ora kombëtare”, vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit”, duke lënë në dorëshkrim edhe vepra tjera. Ka kontribuar edhe në revistën e lidhjes “Metafora”, edhe si kryeredaktor i saj.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Ndërsa, po nesër në ora 12:00 LSHK-ja do të mbajë një akademi përkujtimore, në Institutin Albanologjik për të kujtuar kontributin e Kadollit në krijimtari dhe fusha tjera ky ai ishte i angazhuar.