Vdes Punëtori që Ra nga Kati i 7-të i Objektit

Një punëtor ndërtimtarie, i cili dje ra nga kati i shtatë i një objekti, ka vdekur sot në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor pas aksidentit.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Po personi nuk ka arritur që t’i përballojë lëndimeve dhe vdekja e tij i është konfirmuar Policisë nga personeli mjekësor”, tha Borovci për KALLXO.com.

http://kallxo.com/punetori-ndertimtarise-bie-nga-kati-7-te-objektit/

KALLXO.com merr vesh se viktima është një 22-vjeçar nga Tërpeza e Malishevës dhe se ai po punonte në kompaninë e një kushëriri.