Punimet në Autostradën Prishtinë- Shkup

Vdes Punëtori në Punishten e Bechtel- Enkas

Një punëtor i moshës mes 30 dhe 40 vjeçe, ka vdekur sot në punishten e Bechtel- Enkas.

Lajmin për vdekjen e këtij punëtori e bëri të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

Gashi tha se policia është njoftuar në orën 8 e 40 se një punëtor është shkelur nga një kamion në punishte.

Ekipet mjekësore pastaj e kanë konsytatuar vdekjen, ndërsa njësitet policore janë në vend të ngjarjes.

Bechtel-Enka është duke e ndërtuar Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit të emëruar “Arbën Xhaferi”.