Vdes Personi i Aksidentuar në Fushë-Kosovë

Është arrestuar një person nën dyshimin se nga pakujdesia ka goditur me automjetin e tij një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë rreth orës 13:00.

Përkundër trajtimit të marrë në QKUK, lëndimet kanë qenë fatale për të aksidentuarin.

I dyshuari lidhur me aksidentin është dërguar në mbajtje, njoftoi sot Policia e Kosovës.