Foto-ilustrim

Vdes pasi Bie nga Rimorkioja e Mbushur me Dru

Një person është rrëzuar mbrëmë nga rimorkioja e motokultivatorit të mbushur me dru, duke vdekur pastaj nga plagët e marra.

Lajmi për këtë vdekje është bërë i ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Policia është duke e hetuar këtë vdekje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

KALLXO.com ka raportuar edhe për vdekje tjera aksidentale.