Vdes njëri nga të aksidentuarit në rrugën Prishtinë- Ferizaj

Një person ka vdekur nga aksidenti i sotëm në rrugën Ferizaj- Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Policia me njësitet e saj është duke trajtuar rastin sipas procedurave të parapara dhe pas përfundimit të hetimeve do të dihen edhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti. Sipas informacioneve nga QKUK një nga të aksidentuarit nuk i ka mbijetuar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Hoxha.

Tutje, ai ka dhënë edhe disa detaje rreth aksidentit që ndodhi sot pasdite në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

“Ju njoftoj se me datën 08.07.2019 rreth orës 17:00 ne rrugën nacionale Prishtinë- Ferizaj në vendin e quajtur Konjuh është shkaktuar aksident trafiku rrugor me lëndime trupore si dhe dëme materiale, ku janë te përfshira tri automjete: një Opel Vectra ngjyrë hiri, një BMW ngjyrë hiri dhe  një kamionetë Mercedes. Nga vendi i ngjarjes janë përcjell për në Emergjencë ne QKUK në Prishtinë disa persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të forcave të rendit.

 

https://kallxo.com/aksident-ne-magjistralen-prishtine-ferizaj-lendohen-rende-tre-persona/

www.kallxo.com