Vdes njëri nga këmbësorët e aksidentuar në Podujevë
Njëri nga këmbësorët e aksidentuar mbrëmë në rrugën rajonale Podujevë- Kërrpimeh, saktësisht në fshatin Peran, ka vdekur.
Sipas njoftimit të policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf V dhe dy këmbësor, Rr. M, 37 vjeçare dhe B.M, 41 vjeçar, i cili nuk ka mundur t’i përballoj plagët e mara dhe i njëjti ka vdekur në QKUK.
Tutje, policia ka njoftuar se ngasësi i automjetit Golf V, A. S, 21 vjeçar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Trupi i viktimës B.M, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për aksidentin në Podujevë.
https://kallxo.com/aksident-afer-podujeves-lendohen-rende-dy-kembesore/