Vdes një person në rrethana të dyshimta në Prishtinë

Një burrë është gjetur gjatë ditës së djeshme pa shenja jete në Prishtinë.

Policia ka sqaruar se burri është gjetur në banesën e tij, ndërsa nuk ka dhënë detaje se cilat janë dyshimet e para.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

“Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin bëhet e ditur, se me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.