Vdes një grua pas lindjes, rasti hetohet si vdekje e dyshimtë

Një vdekje e cila ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Një person ka raportuar në polici se bashkëshortes së tij, pas lindjes së fëmijës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe e njëjta ka vdekur mbrëmë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

Me urdhër të tij, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.