Vdes një grua, goditet nga vetura në vendkalim të këmbësoreve

Një 78 vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me veturë.

Zyrtari për informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se viktima është goditur nga vetura derisa ishte duke kaluar nëpër vendkalimin e këmbësorëve.

“Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma në Ambulancë dhe pastaj në Spitalin Rajonal. Duke parë gjendjen e rënd, viktima është dërguar në QKUK ndërsa rreth orës 15 e 28 minuta është konfirmuar vdekja e saj”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se vozitësi i lindur në vitin 1993, që kishte një veturë me regjistrim të shtetit të Kroacisë, është arrestuar nga Policia, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Viktima ishte e lindur në vitin 1940.

“Ende i kemi ngarkesat në rrugë, prandaj i bëjmë thirrje qytetarët për ngasje të kujdesshme, duke i respektuar shenjat e komunikacionit dhe kushtet e rrugëve”, tha Gashi.