Vdes një fëmijë në fshatin Peqan të Suharekës

Një fëmijë ka vdekur dje në fshatin Peqan të Suharekës.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë,  ka njoftuar për vdekjen e fëmijës.

Sipas njoftimit, trupi i viktimës është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe me urdhër të prokurorit, trupi i fëmijës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit i cili po cilësohet si vdekje e dyshimtë.