Arkiv

Vdes një 47 vjeçar, u godit nga vetura në rrugën Pejë-Istog

Një 47 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë gjatë kalimit të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur dje, në orën 19:47 në rrugën Pejë-Istog, gjegjësisht në fshatin Vitomiricë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur pasi që këmbësori papritmas ka filluar ta kaloj rrugën, i njëjti është goditur nga një veturë dhe pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.

“Viktima e këtij aksidenti është këmbësori A.A. (1972), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për shkak se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si shkak i lëndimeve ndërron jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatën e PK-së

Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë “ VW” pa targa regjistrimi dhe një këmbësor.

Policia ka njoftuar se lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës ju është liruar  familjarëve për ceremoni mortore.