Foto: Ilustrim

Vdes në Mal Pas Rrokullisjes së Traktorit

Vdekjen në Kamenicë të një personi nga rrokullisja e traktorit e konfirmoi Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Sipas policisë, ky person ishte duke punuar në mal kur ndodhi rrokullisja e traktorit që i shkaktoi vdekjen.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe ekipi i mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete,” sqaron raporti policor.

Policia njofton se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Edhe në shtator të këtij viti, KALLXO.com shkroi për vdekjen e një 62 vjeçi në Shtërpcë po nga rrokullisja e traktorit.

http://kallxo.com/vdes-nga-rrokullisja-e-traktorit/

Nga rrokullisja e traktorit me rimorkion e të cilit po bartte dru, vdiq edhe një banor i Vitisë në korrik të këtij viti.

http://kallxo.com/rrokulliset-traktor-vdes-vitiasi/