Vdes këmbësorja 57 vjeçare pasi u godit nga vetura në Mitrovicë

Një grua ka vdekur  pas lëndimeve që ka pësuar në një aksident sot në mëngjes në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti ka thënë një nga tre personat që kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku ka vdekur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 në rrugën “Selman Vojvoda” në Mitrovicë.

Sipas tij të përfshira në aksident ishin dy vetura civile, tre persona kanë pësuar lëndime, dy nga ta në cilësi të këmbësorëve të cilët janë dërguar në QKUK.

Ndërsa rreth orës 13:00, nga QKUK Policia është njoftuar se e lënduara, këmbësorja rreth 57 vjeçare ka ndërruar jetë.

“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit, shkaktarit të aksidentit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka thënë Avni Zahiti.