Vdes ish-kryetari i Gjykatës së Prishtinës

Përmes një njoftimi për media, Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur avokati Nuhi Uka.

“Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin, e saj, avokatin, Nuhi Uka. Mbledhja komemorative për të ndjerin e organizuar nga OAK, do të mbahet në orën 12:00, në Kinemanë ABC (nën Ministrinë e Kulturës), ndërsa varrimi po ashtu sot me datë 28.09.2018 në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 16:00”, thuhet në njoftimin e Odës së Avokatëve.

Me këtë rast, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Ish-avokati, Nuhi Uka u lind më 19.05.1949 në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Fakultetin Juridik e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës 1968 – 1972, sikurse, edhe provimin e Jurisprudencës më 1977.

Nuhi Uka ishte gjyqtar për një kohë të gjatë dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë nga data 01.01.1983 deri më 03.12.1990, po ashtu, nga data 01.01.2000 deri më 27.10.2010.

Në po këtë vit ai filloi ta ushtrojë profesionin e avokatit.