Ilustrim

Vdes i paraburgosuri në QKUK

Një i paraburgosur për vepren penale “dhunim” ka vdekur pas një sëmundje të gjatë.

Burime të KALLXO.com kanë thënë se i paraburgosuri ka vuajtur nga sëmundja e kancerit dhe hiv.

Inicialet e të paraburgosurit janë M.L., i lindur më 1955.

Lajmin për vdekjen e M.L. e ka bërë të ditur edhe vet Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më  17 maj 2019, rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri, M. L, i lindur më 1955. I paraburgosuri, po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe  ishte i hospitalizuar në QKUK-Prishtinë (Infektivë) nga data: 31.12.2018.  I njëjti akuzohej për veprën  penale, Keqpërdorim seksual i personave nën 16 vjeç. Sipas ligjit, trupi i të ndjerit  do të dërgohet për autopsi, për të verifikuar shkakun e vërtetë të vdekjes”, bëhet e ditur në njoftim.