Vdes i Lënduari Dje në Aksident

Policia Rajonale e Pejës njofton se njëri nga tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur dje në magjistralen Pejë-Mitrovicë ka ndërruar sot jetë në QKUKU.

“Sot më 03.03.2016 rreth orës 14:50 nga QKUK-Prishtinë, Policia ka pranuar informatën se i lënduari i aksidentit Dren Fadil Gashi (1994) ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin për media.

 
Siç bënë të ditur njoftimi i Policisë, me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve me kërkesën e këtyre të fundit (pa autopsi) për ceremoninë e varrimit.

http://kallxo.com/tre-te-lenduar-ne-aksident-ne-magjistralen-peje-mitrovice/