Vdes i aksidentuari në fshatin Arllat të Malishevës

Një person i cili ishte aksidentuar me 18 nëntor në fshatin Arllat të Malishevës ka vdekur.

Policia ka njoftuar se viktima i cili ishte duke u trajtuar në QKUK nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra nga aksidenti dhe si pasojë ka vdekur dje.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.