Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com

Vdes edhe personi i tretë i aksidentit të 31 dhjetorit në Podujevë

Mbrëmë ka vdekur edhe i aksidentuari i tretë në aksidentin e 31 dhjetorit që ndodhi në fshatin Penuhë të Podujevës.

Sh.S., 44-vjeç u aksidentua natën e 31 dhjetorit të vitit 2018.

Sipas njoftimit të një të afërmi viktima do të varroset sot në orën 15:00 në fshatin Kaqybeg të Podujevës.

Plagët e rënda ishin të papërballueshme edhe për vajzën e tij, e cila po ashtu ka vdekur ditë më parë.

https://kallxo.com/u-aksidentua-naten-e-vitit-te-ri-vdes-femiu-nga-podujeva/

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqybeg.

Në këtë aksident të ndodhur më 31.12. 2018 në vendin e ngjarjes kishte vdekur një grua./21Media

https://kallxo.com/aksident-ne-podujeve-nje-e-vdekur-shtate-te-lenduar/