Vdes edhe një kosovar në Siri

Rron Emini, i njohur me nofkën Muhamed Albani, është kosovari i cili ka vdekur në Siri.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, tha Tahiri për KALLXO.com.