Vdes Duke Punuar me Ekskavator

Një burrë nga Istogu ka vdekur pas lëndimeve të marra teksa po punonte me ekskavator.

Policia e Kosovës njofton se i ndjeri ishte lënduar dje në orët e mëngjesit, ndërkaq kishte ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Vdekja e tij sipas raportit ditor po vazhdon të hetohet.

Në fund të tetorit një punëtor tjetër vdiq në punishten e Bechtel-Enkas, kompanive që po ndërtojnë Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit.

Në Kosovë sivjet janë rritur vdekjet në punë në raport me vitin e kaluar.

http://kallxo.com/kmdlnj-9-punetore-te-vdekur-ne-vendin-e-punes/

http://kallxo.com/5-persona-vdiqen-ne-vendin-e-punes-2016/