Vdes 24 vjeçari nga aksidenti i mbrëmshëm në fshatin Koretin

Një 24 vjeçar me inicialet F. S. ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Koretin në Komunën e Kamenicës, ndërsa pasagjeri që ishte me të u lëndua.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjur rastit dhe me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes.

“Nga hetimet e para mësohet se deri te akdidenti ka ardhur , kur vozitesi i motoqikletes dyshohet nga mos përshtatja e shpejtësisë ka humbë kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplas jashta rrugës, në  njê automjet të parkuar në trotuar. Si pasoj e plagëve të marra vozitēsi  F. S. (1995) ka nderruar jetë ,ndersa pasagjeri i lënduar rëndë fillimisht është dërgu në Spitalin Rajonal të Gjilanit e ma pastaj në QKUK në Prishtinë”, tha Hashani për KALLXO.com.

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal jan duke i udhëheq hetimet lidhur me kêtë vet aksident të rêndë.