Foto: Ilustrim

Vdes 24 vjeçari në spital pas lëndimeve të marra në ndërtimtari në Istog

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se mbrëmë ka vdekur një i ri i moshës 24 vjeçare si pasojë e lëndimeve të marra një javë më parë.

Sipas Policisë, viktima me inicialet M.B. ka vdekur në repartin intensiv rreth orës 22. Ai ishte shtruar në spital pas lëndimeve të marra duke punuar në ndërtimtari më 19 gusht pasi ishte rrëzuar në fshatin Kashicë të Istogut.

“Lidhur me këtë është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëroi që të intervistohen familjarët rreth ndonjë dyshimi të mundshëm në rast”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia tha se rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes”.

“Hetuesit policorë kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi i ëhstë liruar familjarëve. Rasti mbetet nën hetim”, thuhet në komunikatën e Policisë.