Foto: Ilustrim

Vdekje në Aksident në Vitomiricë

Në orët ë hershme të mëngjesit të sotëm vdiq një person në Vitomiricë, pasi një makinë në lëvizje goditi dy këmbësorë.

Lajmin për vdekjen e një këmbësori dhe lëndimin e rëndë të tjetrit e bëri të ditur Policia Rajonale e Pejës me anë të një komunikate.

“Më datën 28.01.2017 rreth ores 04:05 në rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, përkatësishtë në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e rëndë personit tjetër, që të dy këmbësorë,” njoftoi policia.

Sipas policisë, aksidentin dyshohet se e shkaktoi personi me inicialet E. Z. që ngiste automjetin VW “Touran”.

Policia bëri të ditur se njëri nga këmbësorët vdiq në vendin ku u godit nga makina.

“Këmbësorët viktima të këtij aksidenti janë: K.B.(1984) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar këmbësori tjetër Gj.R.(1976) i cili nga vendi i ngjarjes me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësorsqaron komunikata.

Policia tregon se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të vdekurit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shkaktarit të aksidentit i është caktuar ndalimi policor nën dyshimet për rrezikim të trafikut publik.

KALLXO.com shkroi edhe për aksidentin në të cilin tri ditë më parë vdiq një person në Kllokot.

http://kallxo.com/vdes-90-vjecari-ne-aksident-trafiku/

Shkrimet e KALLXO.com për aksidentet e trafikut nund t’i lexoni këtu.

Kallxo.com – Raporto Korrupsionin!