Vdekje e dyshimtë në Mramor

Një grua nga fshati Mramor në Prishtinë  ka vdekur dje në rrethana ende të panjohura.

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme, viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vdekjen e viktimës nga fshati Mramor i Prishtinës, policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.