Vdekja e të Moshuarit në Gjilan Praralajmërohen Arrestime të Tjera

Pasi u arrestuan dy persona, të dyshuar për mosdhënie të ndihmës një të moshuari që në Gjilan u rrëzua në skaj të rrugës dhe më pas vdiq, prokuroria e këtij qyteti thotë se do të ketë edhe arrestime tjera.

“Sipas rezultatit të hetimeve mund të ketë edhe dy arrestime lidhur me këtë rast”, tha prokurori Agron Uka për KALLXO.com.

Uka tregoi se kamerat e sigurisë afër vendit ku pretendohet se nuk u dha ndihma janë dërguar në Institutin e Forenzikës dhe nga shikimi i tyre mund të ndodhin arrestimet.

Sot KALLXO.com shkroi për arrestimet e dy personave nën dyshimet për mosdhënie të ndihmës të moshuarit.

Njërit prej tyre i është caktuar ndalimi policor, ndërsa tjetri po intervistohet.

http://kallxo.com/arrestuari-per-mosdhenien-e-ndihmes-shofer-kamionit/

 

 

http://kallxo.com/vdekja-e-te-moshuarit-ne-rruget-e-gjilanit-arrestohet-nje-person/

http://kallxo.com/arrestohet-personi-dyte/