Ilustrim

Vdekja e personit në Vitomericë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore e Pejës ka ndalur shoferin i cili dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin në Vitomericë të Pejës ku mbeti i vdekur një person.

I ndaluari po dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin duke e goditur viktimën që si pasojë kishte vdekur.

Shoferi i dyshuar nuk i kishte ofruar ndihmë.

“Prokurori i Departamentit te Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ndaluar një person me dyshimin se ka shkaktuar aksident me pasoja fatale përkatësisht ka goditur personin e gjetur sot pa shenja jete”, tha për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari pasi kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte ndalur për të ofruar ndihmë personit.

I dyshuari fillimisht është ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria do të kërkoj edhe caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 ore për shkak të dyshimit se kishte për kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.  Ndaj të njëjtit brenda afatit ligjore, Prokuroria do bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha tutje, zëdhënësi i Prokuorirsë,  Shkodran Nikçi për KALLXO.com

“Rreth orës 06:55 minuta Policia ka pranuar një informatë se një trup i një personi është gjetur i shtrirë në rrugë në fshatin Vitomericë. Me të marrë këtë informatë ekipet e policisë kanë dal në vendin e ngjarjes. Dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, kishte thënë Driton Rugova sot gjatë ditës për rastin në fjalë.

https://kallxo.com/peje-gjendet-nje-person-i-vdekur-ne-vitomerice/

.