Enver Hoxhaj I Foto: Kallxo.com

Vdekja e 22-vjeçarit, Hoxhaj paralajmëron hapa konkretë për rritjen e sigurisë në vendin e punës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen e 22-vjeçarit që vdiq dje në vendin e tij të punës.

Hoxhaj ka thënë se Krenar Jemini ishte aktivist i PDK-së në nëndegën e kësaj partie në Mushtisht, ndërsa ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës së shpejti do të dalë me hapa konkretë për shtimin e sigurisë në vendin e punës.

Më poshtë është postimi i Hoxhajt në Facebook:

Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të të riut Krenar Jemini, nga fshati Mushtisht i Komunës së Therandës. Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit. Ngushëllime familjes Jemini, miqve dhe kolegëve. Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës”.